Makina thuajse e shkatërruar, pamjet nga aksidenti i frikshëm me dy viktima në Rrugën e Arbrit

10 months ago 17

Pamjet e frikshme që shihni vijnë nga aksidenti në Rrugën e Arbrit, ku dy persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article