Lushnjë, prisnin të moshuarit të merrnin pensionin dhe iu vidhnin paratë, një i arrestuar dhe një në kërkim

2 hours ago 25

Policia e Lushnjes ka zbardhur tre vjedhje të ndodhura në Fier, Lushnjë dhe Kavajë.

Uniformat blu njofton se dy persona iu afroheshin pensionistëve dhe iu bënin pyetje për t’i shpërqendruar, teksa iu vidhnin kuletat.

“Nga hetimet ka rezultuar se më datat 29.09.2024, 23.04.2024 dhe 15.10.2024, përkatësisht në lagjen nr. 5, Kavajë, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë dhe në qytetin e Fierit, këta shtetas krijonin situata fiktive (pyetje të paqarta, përplasje të qëllimshme dhe skena të tjera të improvizuara), në rrugët në afërsi të degëve postare, pasi pensionistët merrnin pensionin, me qëllim që t’iu afroheshin atyre dhe t’iu vidhnin kuletat me para.”, njofton policia.

Si pasojë e hetimeve është vënë në pranga një 57-vjeçar dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij./vizionplus.tv

Read Entire Article