Maliq – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pirg mbrëmjen e sotme. Një 59-vjeçar i cili kishte shkuar në pyll me të birin për të sharruar dru ka mbetur i plagosur rëndë në bark.
Ka qenë djali dhe banorë të fshatit ata që e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.
Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se 59-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pasi ka dalë nga salla e operacionit është dërguar në reanimacion.
Sipas të njëjtit burim pas operaciomit i palgosuri ndodhet në gjendje të stabilizuar, por mjekët shtojnë se duhet pritur për të parë ecurinë e gjendjes shëndetësore./vizionplus.tv