Man City do ta blej talentin që ka dalë nga La Masia, por do ta huazoj te Girona

7 months ago 5

Mika Marmol është një nga qendërmbrojtësit e rinj më të mirë këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Qendërmbrojtësi i talentuar ka dalë nga akademia e famshme e Barcelonës ‘La Masia’ dhe në verën e vitit 2023 u shit te Las Palmas për vlerën e 1,9 milionë eurove.

Paraqitjet e shkëlqyeshme të tij në La Liga kanë zgjuar interesimin e Barcelonës për ta rikthyer në radhët e veta, por edhe Manchester City ka sytë në të.

Pep Guardiola e vlerëson shumë qendërmbrojtësin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit t’i sigurojë shërbimet e tij.

Barcelona ka ruajtur 50 përqind të kartonit të lojtarit, megjithatë duket shumë e vështirë që katalunasit të shpenzojnë para për blerjen e tij.

Nga ana tjetër City është e gatshme të shpenzoj 20 milionë euro për blerjen e Marmolit i cili shihet si një mbrojtës i së ardhmes.

Megjithatë plani i Cityt është që ta blejnë këtë verë 22-vjeçarin dhe ta lënë atë në huazim te Girona për një vit që të luaj edhe më shumë dhe të marrë përvojën e duhur para se të nisë aventurën në Etihad Stadium. /Telegrafi/

Read Entire Article