Man United do të detyrohet të paguajë klauzolën e lirimit për yllin e Benficas nëse duan transferimin e tij

10 months ago 15

Nëse Manchester United dëshiron të transferoj në “Old Trafford” yllin e Benficas, Joao Neves, ata do të duhet të aktivizojnë klauzolën e tij ‘astronomike’ të lirimit.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, kampionët portugez nuk kanë ndërmend të negociojnë shitjen e Neves i cili tash e sa kohë është objektiv i Manchester United për afatin kalimtar të janarit.

Romano shton se Djajtë e Kuq do të duhet të paguajnë klauzolën e tij ‘astronomike’ të lirimit prej 120 milionë eurosh e cila u vendos gjatë verës, nëse duan ta kenë atë në skuadrën e tyre.

Neves ka një klauzolë të konsiderueshme lirimi, të ngjashme me atë që Benfica kishte me Enzo Fernandez në janar të vitit të kaluar. Megjithatë, me atë rast, Chelsea në fund pagoi klauzolën e lirimit për ta sjellë atë në Stamford Bridge , diçka që “Djajtë e Kuq” mund të mos kenë gjasa ta bëjnë.

Kjo klauzolë e Neves është pak a shumë e ngjashme me atë që klubi portugez e kishte vendosur për Enzo Fernandez në janar të vitit të kaluar. Megjithatë, me atë rast, Chelsea në fund pagoi klauzolën e lirimit për ta sjellë atë në “Stamford Bridge”, diçka që “Djajtë e Kuq” mund të mos jenë në gjendje ta bëjnë për Neves.

Me skuadrën e Erik ten Hag që  po vuan shumë nga lëndimet në mbrojtje dhe mesfushë, ekziston ende një mundësi e vogël që ata të detyrohen të kompletojnë nënshkrimin për Neves në janar, ose ta heqin plotësisht atë si objektiv dhe të fokusohen tek një lojtar tjetër.

Paraqitjet e mira të Neves kanë bërë që ai të ftohet rregullisht në kombëtaren e Portugalisë që prej se në krye të tyre ka ardhur Roberto Martinez./Telegrafi/

Read Entire Article