Man United përgatit 50 milionë euro për lojtarin që dikur kishte dështuar tek Newcastle

7 months ago 9

Manchester United është njëri nga klubet që po mban një sy tek mesfushori spanjoll Mikel Merino, pasi bisedimet me Real Sociedadin për rinovimin e kontratës kanë ngecur.

27-vjeçari falë paraqitjeve të tij të mira tashmë konsiderohet gjerësisht si njëri ndër mesfushorët më të mirë në La Liga, duke u rikthyer fuqishëm në formë pas aventurës dëshpëruese në Angli tek Neëcastle United.

Këtë sezon, Merino ka shënuar tre gola dhe ka bërë tri asistime në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa ka shënuar edhe dy gola në Ligën e Kampionëve.

Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll COPE, bisedimet për rinovimin e mundshëm të kontratës së Merinos momentalisht janë ‘pezull’ dhe një marrëveshje varet në atë nëse Sociedadi arrin kualifikimin në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Foto: Mikel Merino

Raporti shton më tutje se klube si Manchester United, Manchester City, Juventus dhe Atletico Madrid, që të gjitha janë duke mbajtur një sy afër tek situata e spanjollit dhe do të konsiderojnë një ofertë nëse rinovimi i tij nuk ndodhë.

Merino ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij me Sociedadin, por klubi spanjoll mund të detyrohet që ta zbresë këtë vlerë.

Kjo për shkak se Merino ka hyrë në 18 muajt e tij të fundit të kontratës dhe Sociedadi rrezikon që ta humbasë atë falas në 2025./Telegrafi/

Read Entire Article