Manastirliu në Korçë, prezantohet plani i transformimit të Universitetit/ Programet prioritare, ja sa kuota përfitojnë pagën minimale

1 month ago 21

Nga Lorena Kodra

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar socialist, Niko Peleshi, në prani të profesorëve të Universitetit të Korçës dhe profesorë nga Diaspora, ishte e pranishme në prezantimin e planit të transformimit dhe zhvillimit të këtij universiteti.

Plani është hartuar nga ekspertët e angazhuar në grupin e punës, ku përfshihen edhe tre prej akademikëve në Diasporë. Plani synon të profilizojë universitetin e Korçës, por dhe ti japë një model që të drejtojë edhe zhvillimin për universitetet tona rajonale që të jenë më tërheqëse për studentët. Kjo do të mundësojë që programet e studimit të mund të orjentohen drejt tregut të punës, por edhe zhvillimet rajonale.

Ndaj, universiteti do të jetë një prej projekteve pilote për të filluar fazën e zbatimit të këtij plani transformues që do të synojë jo vetëm rishikimin në të gjitha programet e studimit për ciklet bachelor, master dhe doktoraturave, por do të ketë synim të shkojë drejt universitetit inteligjent ku pikërisht universiteti i Korçës do të orjentohet drejt teknologjisë së zhvillimit bujqësor pa lënë mënjanë edhe programet e tjera që kanë të bëjnë me shkencat humane.

Ministrja e Arsimit tha se profilizimi bëhet me synim fuqizimin e universitetit dhe transformimin për të patur studentë të cilët diplomat e tyre mund të afrojnë më shumë me tregun e punës në kohë sa më të shpejtë por dhe të rrisim interesin e tyre jo vetëm tek te rinjtë e Korçës por edhe të rajonit e më gjerë, sepse në fokus të profilizimit të universitetit të Korçës për ta bërë universitet inteligjent, do të ketë edhe fokus për të rritur investimet në infrastrukturën e kërkimit shkencor, të laboratorëve për të ngritur qendra të ekselencës për ti dhënë universitetit të Korçës atë transformim të nevojshëm për të optimizuar programet e kërkimit shkencor por dhe për ti dhënë më shumë qasje rajonale.”

Sa i takon uljes së numrit të studentëve të programeve prioritare që do të përfitonin pagesën sa rroga minimale, ministrja shprehet jemi të angazhuar që çdo vit të kemi një mbështetje për studentët e programeve prioritare. « Këtë vit ka patur një riorganizim të mekanizmit që i përket mbështetjes me bursa sa paga minimale, të jenë 100 kuota studimi të cilat janë të shpërndara në të gjithë vendin siç është mësuesia, shkencat e natyrës, gjithashtu dhe bujqësia. Këto janë kuota të reja për universitetet, mos harrojmë që kemi 210 studentë që përfitojnë bursat sa paga minimale, gjithashtu dhe studentë të ekselencës që bashkë me kuotat e reja të bursave do të shkojnë në 400 studentë”, tha ajo.

Lidhur me ndërkombëtarizimin e universitetit të Korçës, Manastirliu u shpreh se ky është pjesë e programit të transformimit dhe planit zhvillimor të universitetit të Korçës ku programet e përbashkëta të studimit, diplomat dyfishe dhe hapja e kampuseve të universiteteve të tjera, janë objektiva dhe ndërkombëtarizimi është pjesë e procesit të profilizimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article