Manchester City e ka me gjykimin

10 months ago 11
13:20 04/12/2023

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, kritikoi arbitrin Simon Hooper në rrjetet sociale për një vendim të diskutueshëm në fund të sfidës kundër Totenham që përfundoi 3-3. Norvegjezi ishte i pakënaqur pasi iu mohua mundësia për të luajtur në avantazh në momentet e fundit të sfidës drithëruese në stadiumin “Etihad”.

Jack Grealish ishte nisur drejt portës kur Hooper ndali lojën për një faull ndaj Haaland, pasi sulmuesi u ndal nga mbrojtësi i “Spërs” Emerson Royal. Haaland shprehu frustrimin e tij me një video në rrjetin social X.

Ndërsa tekniku Pep Guardiola ths nën përfundim të sfidës se ai nuk do të komentonte gjykimet e arbitrave si kolegu i tij, tekniku i Arsenal, Mikel Arteta.

“Mendoj se bëmë një performancë të pabesueshme në të gjithë repartet! Është për të ardhur keq! Ndonjëherë futbolli është si jeta, ti nuk merr atë që meriton!”

Sfida dhuroi emocione të mëdha. Kur u duk se “Cityzens” ishin drejt fitores pasi kryesonin 3-2, në minutën e 90 barazoi Kulusevski. Në vazhdim ndeshja  u bë e luftuar, por rezultati nuk ndryshoi. Kjo është përballja e tretë radhazi për ekipin e Pep që lë pikë në Premier Ligë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article