Manchester City gati për debutimin në Botëror

10 months ago 8
21:33 18/12/2023

Guardiola: Nder dhe privilegj, meritojmë të jemi në finale

Pasi mësoi rivalin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, Manchester City, Kopenhagenin, anglezët janë gati për të debutuar në Kupën e Botës për klube. Këtë të martë, kampionët e Europës masin forcat me skuadrën japoneze të Urawa Reds. Për trajnerin, Pep Guardiola, pjesëmarrja për herë të parë në Kupën e Botës është një nder dhe privilegj.

“Është hera e parë për Manchester City këtu dhe është kënaqësi për mua. Ne e marrim si privilegj dhe është një nder të jem këtu. Duhet të luajmë dhe të japim maksimumin. Meritojmë të jemi në finale. E dimë se sa e vështirë është të fitosh këtë kompeticion. Por për të luajtur finalen ne e dimë se duhet të luajmë këtë finale të parë, të luajmë mirë dhe të arrijmë sukses. Futbolli në Japoni është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme në dhjetë vitet e fundit. Ata janë të mprehtë dhe të shpejtë në tranzicione dhe të paparashikueshëm në shumë raste. I respektoj shumë ata dhe sigurisht që dua të jem në finale të premten e ardhshme të Kupës së Botës për Klube”.Skuadra e Guardiolës do të kërkojë të fitojë trofeun e pestë të rëndësishëm në këtë vit kalendarik në turneun që mbahet në Arabinë Saudite.


Të ngjashme

Read Entire Article