Manchester City kalon në fazën e eliminimit direkt si lider i grupit në Ligën e Kampionëve

10 months ago 7

Manchester City ka triumfuar me rezultat 3-2 ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas 19 minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi me golin e Micah Hamilton, që u asistua prej Nunez.

Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta kishte edhe një gol tjetër.

HALF-TIME | A special debut goal from Micah Hamilton has us in the lead in Serbia! 💪

🔴 0-1 ⚡️ #ManCity | #UCL pic.twitter.com/3DX2mjFNN3

— Manchester City (@ManCity) December 13, 2023

Për 2-0 u përkujdes Oscar Bobb, që realizoi në minutën e 62-të me asistimin e Rico Lewis.

Skuadra serbe ia doli të ngushtonte epërsinë e Cityt në 2-1 me golin e In-Beom Hwang (76’).

YESSS KALVIN!!!

🔴 1-3 ⚡️ #ManCity | #UCL pic.twitter.com/BkgLznQSzA

— Manchester City (@ManCity) December 13, 2023

Ekipi anglez realizoi edhe të tretin për 3-1 me anë të Kalvin Phillips, ndërsa golin e fundit në këtë takim për 3-2 e shënoi Aleksandar Katai (90+1′).

Manchester City e mbyll fazën e grupeve si lider i Grupit G me 18 pikë, RB Leipzig ka kaluar po ashtu tutje me 12 pikë, Young Boys kanë rënë në Ligën e Evropës me katër pikë, ndërsa Crvenza Zvezda ashtu siç edhe pritej i thotë lamtumirë Evropës. /Telegrafi/

Read Entire Article