Manchester City lëshon fitoren në fund nga duart, mbetet në pozitën e katërt

10 months ago 18

Manchester City dhe Crystale Palace kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 17-të të Ligës Premier.

Në mesin e pjesës së parë vendasit kaluan në epërsi, kur Jack Grealish shënoi për 1-0.

3️⃣ in 3️⃣ for Super Jack! 🦸⚡️

🩵 1-0 🦅 #ManCity pic.twitter.com/Wase24PT16

— Manchester City (@ManCity) December 16, 2023

Më të nisur pjesa e dytë, Man City shënoi edhe njëherë, me anë të riut, Rico Lewis për 2-0.

Por msyafirët nuk u dorëzuan dhe hapën ndeshjen në minutën e 76-të me Jean-Philippe Mateta për 2-1.

Kur pritej të mbyllej ndeshja, Crystal Palace fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë i saktë ishe Michael Olise për 2-2.

FULL-TIME | Points shared.

🩵 2-2 🦅 #ManCity | @okx pic.twitter.com/fvPMHZXAVI

— Manchester City (@ManCity) December 16, 2023

Në minutat e fundit qytetarët u munduan të merrnin fitoren, por nuk ia dolën.

Manchester City tani ka 34 pikë dhe mban vendin e katërt në renditje./Telegrafi/

Read Entire Article