Manchester City synon Botërorin e Klubeve/ Erling Haaland tremb anglezët, Guardiola shpreson ta ketë në skuadër

10 months ago 20
14:51 13/12/2023

Erling Haaland mbetet ende dilema e Manchester City për Botërorin e Klubeve. Sulmuesi norvegjez nuk është stërvitur ende me skuadrën për të qenë kështu në dyshim për prezencën gjatë turneut në Arabinë Saudite. Haaland mungoi edhe në duelin e fundit në kampionat ndaj Luton, gjithsesi nuk vuajti për të marrë 3 pikët, të parat pas tre sfidave pa fitore radhazi.

Gjithsesi, tekniku Guardiola beson se Haaland do të jetë gati për të qenë pjesë e Botërorit të klubeve.  Në 15 ndeshje të Premierligës angleze këtë sezon, ai ka shënuar 14 gola dhe katër asistime, që në rast mungese do të shtonte hallet për trajnerin, Pep Guardiola.

Manchester City shpreson të bëhet skuadra e 11 europiane radhazi që fiton Kupën e Botës për klube. Në tokën Arabe, City mendon të zgjasë serinë e fitoreve Europiane në një turne që kontinenti ka dominuar historikisht. Ndërkaq, rival do të jenë 7 skuadra të tjera, të cilët do tentojnë për të prishur festën e anglezëve, që do kurorëzonin me një trofe tjetër sezonin fantastik.

City do të luaj në raundin gjysmëfinal të Kupës së Botës për klube ndaj fituesit të çiftit, Leon-Red Diamonds. Debutimi do të jetë më 19 dhjetor,ku synohet më pas finalja e madhe e 22 Dhjetorit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article