Manchester United në krizë, humbet thellë në “Old Trafford”

10 months ago 37
22:34 09/12/2023

Bornmuth zhyt edhe më thellë në krizë Manchester United. Në javën e 16-të të Premier Ligës, skuadra e Ten Hag është mundur 0-3 në “Old Trafford”, duke pësuar humbjen e dytë në tre ndeshjet e fundit.

Sfida e së shtunës ka nisur që në fillim keq për “Djajtë e Kuq” që pësuan gol në mintën e 5’ nga Solanke. Bornmuth arriti jo vetëm të përballonte presionin e United, por edhe mund të kishte shënuar sërish në pjesën e parë.

Në të dytën Billing në minutën e 68’ dhe më pas Senesi në të 74’ i çuan shifrat në 3-0. Kjo humbje vjen në momentin më të keq për trajnerin Ten Hag i cili po përballet me kritika të shumta, pasi akuzohet se ka humbur kontrollin e skuadrës.

Në anën tjetër Liverpool vijon serinë e fitoreve. Edhe pse me shumë vështirësi “The Reds” kanë arritur të fitojnë 2-1 në transfertë ndaj Crystal Palas.

Mateta shënoi për me 11-metërsh për skuadrën vendase në minutën e 57-të. Pas 10 minutash Salah gjeti golin e barazimit. Përmbysja e rezultatit u arrit në minutën e parë të shtesës nga Eliot. Kjo është fitorja e tretë radhazi e Liverpool.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article