Mandati i Xhaçkës/ E FUNDIT- PS dhe PD e nisin sesionin me konsensus Bushka: Të shqyrtohet në seancën e parë plenare

2 weeks ago 69
Reklamë

Mazhoranca në Këshillin e Legjislacionit ka rënë dakord më propozimin e PD që projekt-vendimi për mandatin e Olta Xhaçkës, të kalojë për shqyrtim në seancën e ardhshme plenare.

Duke ju referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetja e PS, Klotilda Bushka bëri të ditur se Partia Socialiste është tërhequr nga kërkimi i opinionit në Komisionin e Venecias, duke ja lënë kështu vendimin seancës së ardhshme plenare, parimisht atë të dy shtatorit.

“Ky këshill duhet t’i propozojë kryetares së Kuvendit t’a përfshijë këtë projekt-vendim në rendin e seancës më të afërt. Në lidhje me këtë çështje ne mendojmë që arsyetim i vendimit është vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Nuk është vënë ndonjëherë në diskutim ky vendim.

Thënë këtë, sa i takon konkluzioni, propozimi ynë është që projekt-vendimi i Gjykatës Kushtetuese ti kalohet seancës plenare më të afërt në Kuvend”, deklaroi Bushka.

Read Entire Article