Manja: Harta e re e gjyqësorit ka sjellë rezultate

9 months ago 21
18:23 12/01/2024

“Po punohet për uljen e numrit të dosjeve të pashqyrtuara”

Kur po bëhen rreth 1 vit nga hyrja në fuqi e hartës së re gjyqësore, sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja institucionet kanë qenë më eficente. Ai ka një përgjigje edhe për kritikat se qytetarët kanë vështirësi në aksesimin e sistemit të drejtësisë.

“Gjykata e Apelit nuk është gjykatë e shkallës së parë është gjykatë rishikimi që sigurisht palët mund të përfaqësohen vetë ose nëpërmjet avokatit. Ne kujdesemi që shtresave në nevojë ky shërbim t’ju ofrohet falas.”

Manja tha se po punohet për të ulur numrin e dosjeve të prapambetura.

“Së bashku me Këshillin e Lartë Gjyqësor kemi një strategji të qartë të eliminimit të këtij beklogu jo vetëm përmes plotësimit të vakancave, por edhe me shkurtimin e dhënies së drejtësisë.”

Këto deklarata ministri i Drejtësisë i bëri gjatë përurimit të zyrës së ndihmës juridike në qytetin e Korçës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article