Marash Kumbulla rikthehet në fushë

10 months ago 29
22:00 20/12/2023

Mbrojtësi do jetë në dispozicion të Mourinho për duelet me Napolin dhe Juventus

Marash Kumbulla është vetëm një hap larg rikthimit në fushat e lojës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare duket se ka lënë pas dëmtimin dhe rikuperimi ka shkuar në mënyrën e duhur.

Një fazë e cila kënaq trajnerin, Jose Mourinho, pasi do të kishte në dispozicion 23-vjeçarin për dy duele tepër të rëndësishme. Duke iu referuar mediave italiane, Kumbulla mund të jetë i grumbulluar për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Napolit.

Mundësia për minuta në këtë sfidë konsiderohen e pamundur, ndërsa për Kumbullën mund të ketë hapësira në ndeshjen e fundit të vitit kundër Juventusit më 30 Dhjetor. Rikthimi i Kumbullas do t’i japë Mourinhos më shumë opsione në mbrojtje, duke pasur parasysh mungesat e Ndicka dhe Chris Smalling, në përballje tepër të rëndësishme në kalendarin e Serie A.

Kumbulla u dëmtua në prillin e këtij muaji, pas një përplasje me sulmuesin e Milanit, takim që zgjati rreth çerek-ore për të. Në sezonin e shkuar, mbrojtësi i kombëtares sonë luajti në 12 takime për Romën, duke qënë vendimtar me 1 gol, shënuar në Europa League.



Të ngjashme

Read Entire Article