Marcus Rashford bën aksident me makinën e tij, kjo është gjendja e tij

11 months ago 13
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Manchester Unitedin pas fitores 1-0 në udhëtim te Burnley.

Sulmuesi kryesor i Djajve të Kuq, Marcus Rashford është përfshirë në një aksident me makinën e tij teksa po kthehej në shtëpi.

25-vjeçari ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij në orët e vona, teksa ka pësuar një aksident trafiku.

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale tregon Rolls Royce të bardhë të Rashfordit me një gërvishtje të keqe të parkuar në anë të rrugës.

Megjithatë mediumi britanik BBC ka raportuar se sulmuesi anglez ka shpëtuar dhe nuk ka asnjë lëndim.

Lojtari ka shpëtuar mirë pa lëndime pasi aksidenti nuk ishte i madh dhe nuk kishte të lënduar të tjerë. /Telegrafi/

Read Entire Article