“Marrëdhëniet me Turqinë një histori suksesi”, Hasani: Ministri i Jashtëm turk vizit në Shqipëri në fund të Janarit

9 months ago 28
10:45 28/12/2023

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani gjatë konferencës me gazetarët paralajmëroi vizitën e ministrit të Jashtëm turk në Shqipëri në fund të muajit Janar.

Ministri Hasani u shpreh se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë një tjetër histori suksesi dhe do të vazhdojë angazhimi për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ministri Igli Hasani: Marrëdhëniet me Republikën e Turqisë, janë një tjetër histori suksesi. Ështgë një tjetër marrëdhënie që ne mburremi që kemi arritur një nivel të tillë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan në fund të Janarit do të vizitojë Tiranën dhe ne do të vazhdojmë të angazhohemi për ta thelluar bashkëpunimin.

Ndërsa teksa u pyet lidhur me situatën në Kosovë dhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Serbia mund të sulmojë përsëri Kosovën Hasani u shpreh se dy vendet mbajnë njëri-tjetrin të informuar mbi situatën në.

Ministri Igli Hasani: Qeveritë janë në kontakt. Unë jam në kontakt me ministren e Jashtme dhe një gjë është e qartë e pandryshueshme dhe konstante që Kosova nuk do të ketë aleat më të fuqishëm se Shqipëria dhe SHBA dhe se Kosova integriteti i saj ruhet nga NATO dhe gjithçka tjetër është pjesë e komunikimit frekuent. Mbajmë njëri tjetrin të informuar mbi situatën në rajon./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article