Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, GJK shtyn seancën për në 24 Janar: Po shqyrtohet një provë e re

9 months ago 27
18:32 18/01/2024

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e opozitës për seancë të hapur

Gjykata Kushtetuese ka nisur sot shqyrtimin në seancë plenare të kërkesës së opozitës për të shpallur antikushtetues marrëveshjen e emigrantëve të arritur mes Shqipërisë dhe Italisë.

Pas shqyrtimit, GJK bën me dije përmes një njoftimi zyrtar se seanca do të zhvillohet më 24 Janar për shkak të një prove të re të paraqitur.

“Gjatë shqyrtimit të çështjes, Gjykata konstatoi se subjekti i interesuar Këshilli i Ministrave ka prapësuar se Protokolli i Bashkëpunimit është lidhur bazuar në Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë i vitit 1995. Në këto rrethana, Gjykata bazuar në nenin 44/a të ligjit organik të saj vlerësoi se shqyrtimi i këtij Traktati është i nevojshëm për hetimin e plotë të çështjes, ndaj vendosi t’i kërkojë Këshillit të Ministrave paraqitjen e kësaj prove dhe për këtë shkak, seanca plenare e radhës do të zhvillohet në datën 24.01.2024, ora 11.30”, thotë GJK.

30 deputetë nga opozita kërkojnë që marrëveshja në fjalë, që i hap rrugë ngritjes së kampeve në Shëngjin dhe në Gjadër, të shpallet e pavlefshme me argumentin se bie ndesh me Kushtetutën dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut.

Ndonëse pala që ka depozituar kërkesën kërkoi që seanca e sotme të ishte e hapur, Gjykata vendosi që ajo të mbahet e mbyllur.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article