Marrëveshja me Italinë, dritë jeshile te Ligjet

10 months ago 8
16:37 11/12/2023

Mbledhja pa debate, online dhe pa prezencën e opozitës

Marrëveshja me Italinë për strehimin e refugjatëve mori dakordësinë në 3 komisione parlamentare, ku mungoi prezenca e opozitës.

Deputetët socialistë i dhanë dritën jeshile, në Komisionin e Ligjeve, Komisionin e Jashtëm dhe atë të Sigurisë.

Në komisionin e Jashtëm, Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkel Joti e cilësoi marrëveshjen si pozitive, jo vetëm për Italinë por edhe për vetë Shqipërinë.

Zhvillimi online i mbledhjes dhe mungesa e opozitës duket se i bëri mjaft komodë deputetët socialistë, të cilët nuk i shmangën dot disa situata.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët pritet të votohet e miratohet nga mazhoranca këtë të enjte, ndonëse te Partia Demokratike e kanë çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article