Marrëveshja me Italinë në Kushtetuese, Rama: Është e drejta e saj për ta qëmtuar

10 months ago 17
13:12 14/12/2023

Kryeministri Edi Rama thotë se është e drejta e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar një marrëveshje ndërkombëtare, siç është ajo mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Këtë deklaratë Rama e bëri në një konferencë për shtyp me gazetarët ditën e sotme.

“Është e drejta e Gjykatës Kushtetuese, është e sanksionuar në Kushtetutë detyra automatike e Gjykatës Kushtetuese për të qëmtuar një marrëveshje ndërkombëtare përpara ratifikimit të saj, kështu që unë s’kam asgjë për të shtuar këtu se nuk shoh asgjë që të lidhet me detyrat e mia”, u shpreh Kryeministri.

Mbrëmjen e së mërkurës, Gjykata Kushtetuese deklaroi se kjo marrëveshje do të shqyrtohet pas padisë së bërë nga opozita, e për këtë arsye Kuvendi që kishte parashikuar sot votimin, e ka shtyrë këtë projektligj deri në një vendim nga Kushtetuesja.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article