Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Çuçi: Nuk tërhiqemi, shumë e rëndësishme për të treguar që jemi vend evropian

10 months ago 43
11:42 14/12/2023

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi shprehet se mazhoranca nuk tërhiqet nga marrëveshja për emigrantët me Italinë. Gjatë fjalës së tij në një prononcim për mediat, Çuçi ka deklaruar se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për të treguar se Shqipëria është vend evropian.

Pyetje: A keni një koment për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ditën e djeshme pezulloi marrëveshjen me emigrantët?

Bledi Çuçi: Është e drejta e tyre dhe ne do të zbatojmë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ju e patë sot që ne nuk e diskutuam fare dhe e hoqëm nga rendi i ditës.

Pyetje: A do të tërhiqeni?

Bledi Çuçi: Absolutisht jo! Ne do të vazhdojmë t’i qëndrojmë. Unë besoj se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për të treguar që jemi vend evropian.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ratifikimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët që ishte planifikuar të votohej sot në Parlament. Kryetarja Holta Zaçe deklaroi se padia e grupit parlamentar demokrat Bardhi-Berisha është marrë në shqyrtim dhe automatikisht pezullohet votimi në Kuvend teksa shtoi se seanca për dhënien e vendimit do të zhvillohet më 18 Janar të vitit 2024./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article