Marrëveshja rajonale e kualifikimeve profesionale nënshkruhet nga Kurti, Abazoviç, Kovaçevski e Bërnabiç

1 year ago 11
18:20 16/10/2023

Liderët më të rëndësishëm të vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor tashmë janë zhvendosur te Piramida e Tiranës, ku pritet të diskutohet për marrëveshjet kryesore që do të nënshkruhen.

Nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale është në fokus të liderëve, ku shtohen tanimë disa profesione të tjera, duke lehtësuar më tej lëvizjen e profesionistëve dhe shfrytëzimin e potencialit të madh të burimeve tona njerëzore.

Këtë marrëveshje e ka nënshkruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç, i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski dhe Presidentja serbe Ana Bërnabiç.

Pritet që pas pak të inagurohet dhe Piramida e Tiranës./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article