“Marrëveshja Shqipëri-Itali nuk shkel ligjet e BE”

11 months ago 15
19:44 15/11/2023

Brukseli: Për azilantët do të zbatohen ligjet italiane

Marrëveshja mes Romës dhe Tiranës për emigrantët ka marrë edhe miratimin e Brukselit. Është komisionerja për punët e Brendshme të Bashkimit Europian Ylva Johansson që tha se nga vlerësimi i bërë, kjo marrëveshje nuk shkel ligjet e BE-së.

Ylva Johansson, Komisionere për Punët e Brendshme të BE-së: Për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, vlerësimi paraprak nga shërbimi ynë ligjor është se kjo nuk është në kundërshtim me ligjet e BE-së. Nuk është jashtë kuadrit ligjor të BE-së.

Johanson la të kuptohet se nuk do të ketë një adresim në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut për këtë çështje pasi në qendrat e azilantëve në Shqipëri do të zbatohen ligjet e një vendi të BE-së.

Ylva Johansson: Nëse do të zbatohen ligjet italiane, njerëzit duhet të ekzaminohen sipas ligjit italian nga autoritetet italiane dhe pas një vendimi për azil, do të sillen në Itali, ose nëse jo, do të kthehen në vendin e origjinës, dhe nëse kjo nuk është e mundur do të kthehen në Itali. Italia është në përputhje me ligjet e BE-së. Kështu që kjo do të thotë se këto janë të njëjtat rregulla.

Ky është deri tani një nga zërat më të lartë në Bruksel që është shprehur publikisht për marrëveshjen e firmosur nga kryeministrat Rama dhe Meloni.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article