“Marrëveshje zjarri për vetë RMV-në”/ Profesori tregon qëllimin e patrullimit të policisë serbe, ka dy anë të medaljes!

1 month ago 6
Reklamë

Serbia pothuajse po gjen “strehim” në çdo shtet ballkanik.

Së fundi, Serbia bëri marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për të patrulluar gjatë muajit gusht në kufi.

Këtë e ka thënë vet ministri Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq pas takimit me homologun e tij nga RMV, Pançe Toshkovski, se ka marrëveshje që nga muaji gusht, policët e Serbisë të patrullojnë në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas.

Daçiq tha se fillimisht kjo do të zbatohet në Ohër, pasi ka numër të madh të turistëve nga Serbia.

“Për këtë edhe jemi marrë vesh, që praktikisht nga muaji gusht të fillojmë me praktikën që deri tani nuk e kemi pasur, kjo është që një numër i policëve tanë, nuk kemi asgjë kundër që kjo të jetë edhe këtu tek ne, të jenë të pranishëm gjatë sezonit të verës, aty ku ka turistë tanë....”

E me këtë, Serbia ka edhe listën e persova nga Kosova të kërkuar nga lufta e fundit, si do të ndikojë kjo?

Profesori nga Maqedonia, Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, kjo marrëveshje nuk është bërë për të ndjekur shqiptarët, që sipas tij kjo marrëveshje do të jetë marrëveshje, doganore kufijtare, marrëveshje manifestimesh sportive në mes dy shteteve.

“Nuk mendojmë se policët serbë që do patrullojnë në Maqedoninë Veriore do ndjekin shqiptarët e Kosovës që do hyjne e kalojnë në këtë shtet, pasi marrëveshja e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiqit, dhe homologut të tij të RMV-së, Pançe Toshkovski, do jetë marrëveshje, doganore kufijtare, marrëveshje manifestimesh sportive në mes dy shteteve, p.sh. nëse Shkëndija e Tetovës ndeshet me Crvena Zvezden e Beogradit, për shkak rrezikshmërisë së simpatizantëve policia e RMV-së do jetë prezente në stadium për të mbrojtur qytetaret e vetë dhe anasjelltas, policia serbe në Shkup do mbrojë simpatizantët serbe.

Mendojmë se marrëveshja e hyrje-daljes së policisë serbe në RMV dhe policisë se RMV-së në Serbi më shumë është marrëveshje obliguese nga BE-ja, pasi në shtetet perëndimore praktikohet hyrja e dalja e policisë në mes shteteve fqinje”, thotë ai.

Tutje, ai thotë se nëse është qëllimi për ndekjen e shqiptarëve “atëherë marrëveshja e tillë është konfliktuoze për vetë Maqedoninë Veriore, është marrëveshje zjarri për vetë RMV-në”.

“Përndryshe nëse kjo marrëveshje e Serbisë me RMV-se bëhet enkas për ndjekjen e shqiptarëve të kërkuar nga Serbia, atëherë marrëveshja e tillë është konfliktuoze për vetë Maqedoninë Veriore, është marrëveshje zjarri për vetë RMV-në.

Sipas deklaratës së Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Daçiqit i cili tha: "se ka marrëveshje që nga muaji gusht, policët e Serbisë të patrullojnë në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas" tregoi se kjo marrëveshje e ndërsjellë e policisë serbe e verimaqedonase është bërë nga qeveria e mëparshme LSDM-BDI, dhe se kjo marrëveshje qeverisëse do realizohet në muajin gusht”, përfundon ai.

Kujtojmë, se “me datë 17.07.2024 në ora 16:00 në vendkalimin kufitar Jazhincë, me të hyrë në shtet, zyrtarët policorë e kanë ndaluar B.R. (47 vjeçar) nga Kosova pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se ai ishte i regjistruar me "Apsi" me kërkesë të Serbisë dhe ai i është dorëzuar autoriteteve në Tetovë për veprime të mëtutjeshme”, kishte deklaruar Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

“Fjala ishte për Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Read Entire Article