Martin fiton garën “sprint” në Japoni

11 months ago 33
Reklamë
22:38 30/09/2023

Piloti i Pramac Racing shton presionin te kampioni në fuqi i botës, Francesco Bagnaia

Piloti i Pramac Racing Jorge Martin bëri një performancë të jashtëzakonshme në garën sprint të MotoGP të Çmimit të Madh të Japonisë. Ai e nisi nga pole-position dhe triumfoi me suksesin e fundit që e shton presionin te kampioni botëror Francesco Bagnaia.

Për Martin, kjo është gara e pestë spirnt e fituar pasi ai siguroi pole-position e tij të dytë në këtë sezon. Spanjolli 25-vjeçar kryesoi nga fillimi dhe pas tij e mbyllën Brad Binder i KTM-së dhe piloti i Dukatit Bagnaia.

Diferenca mes Martin dhe Banjaias në renditjen e përgjithshme të pilotëve shkon në tetë pikë. Pas një beteje të fortë me kampionin në fuqi, Jack Miller e mbylli në vend të katërt.

Francezi Johann Zarco përfundoi i pesti përpara Marco Bezzecchi të VR46, i cili fitoi Çmimin e Madh të Indisë javën e shkuar.

Gjashtë herë kampioni botëror Marc Marquez e mbylli garën sprint në vend të gjashtë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article