Masa e kërkuar nga SPAK, Berisha: Unë nuk e shkel kurrë Kushtetutën

11 months ago 18
13:36 23/10/2023

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh gjatë një konference për shtyp këtë të hënë se akuzat e SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” janë të gjitha shpifje.

Ai u pyet në lidhje me masën e sigurisë e kërkuar nga SPAK dhe nëse do të shkojë në gjykatë nëse ia kërkojnë. Sipas Berishës, Kushtetuta sot nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit dhe ai do të zbatojë ligjin siç ka bërë gjithmonë.


Pyetje: Ndaj jush ka një masë sigurie, a do të pranoni ju të shkoni në gjykatë kur t’ju kërkojnë dhe çfarë do të ndodhë nëse do të jepet urdhër nga organet e ligjit për t’u shoqëruar?

Sali Berisha: Në vitin 2012 ju mund të shkoni të merrnit propozimet. Propozimi im ka qenë jo vetëm heqja e imunitetit, por heqja e çdo mase kufizuese të organeve të drejtësisë ndaj deputetit. Jam gati sot të shkoj ta votoj. Sot, prapë të shkoj ta votoj. Edi Rama e kundërshtoi me forcën më të madhe. Edhe nuk e bëmë dot se duheshin votat. Hoqëm imunitetin, por jo këto kufizime. Për sa kohë Kushtetuta nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit, e ka në mënyrë taksative neni 73 pika 2, të çfarë do lloj forme, për sa kohë rregullorja e parlamentit nuk e lejon diçka të tillë, unë jam njeri i ligjit. Do zbatoj ligjet e vendit dhe Kushtetuta përveçse për banditët ka epërsi në një rend kushtetues ndaj të gjitha ligjeve të tjera. Nëse sot unë përdor një fjalor ose etiketim të tillë ndaj këtyre dy larove ‘skapistë’ të Ramës garantoj të gjithë zyrtarët e drejtësisë që zbatojnë ligjin se kanë dhe do të kenë vlerësimin tim më të madh dhe mbështetjen më të plotë. Nuk mund të kem unë qëndrim tjetër. Këtë që them, e them në mbrojtje të drejtësisë. Ju e keni parë, unë jam njeriu që kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër. Jam ish-kryetar shteti, jam ish kryeministër. Pakkush mund të ketë sensin e vlerësimit më të lartë për ata që zbatojnë ligjin. E kam zbatuar vetë. Pikërisht se kam zbatuar vetë jam ky që jam sot. Me urdhër të Ramës janë sjellë në mënyrën më të turpshme, sill policë këtu, sill policë aty. Çoja aty, e garantoj se të gjithë deputetët e opozitës janë dakord. Nuk jemi ne. Ne jemi në betejë. Kjo është përpjekje për të na devijuar nga beteja jonë. Nuk më detyron kush kurrë të thyej ligjin. Kushtetutën kurrë, kurrë. Jam njeri që e kam filluar karrierën zyrtare politike duke u betuar në Kushtetutë.

Pyetje: Nëse nuk e çon SPAK një kërkesë të atillë dhe urdhëron policinë t’ju shoqërojë do të bëni rezistencë apo?

Sali Berisha: Unë nuk njoh ligj tjetër mbi Kushtetutën, kjo është përgjigja që thashë./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article