Masa për Berishën, ministrja: Qeveria nuk komenton punën e institucioneve të drejtësisë

11 months ago 36
10:01 25/10/2023

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e qeverisë. Në përfundim, siç është bërë e zakontë, ministrat përkatës dalin në deklaratë para mediave për të komunikuar vendimet që janë marrë.

Sot përpara gazetarëve ishte ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro. Ajo u pyet në lidhje me masën e vendosur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Si përfaqësuese e qeverisë, Kumbaro tha se nuk ekzekutivi nuk komenton punën e institucioneve të drejtësisë.


Pyetje: Pyetja ime ju drejtohet si anëtare e kabinetit qeveritar dhe ka të bëjë kryesisht me lëvizjet e fundit të SPAK dhe vendosjen e masës së detyrim paraqitjes për ish-kryeministrin Berisha. Gjykoni ju që procedurat e ndjekura janë konform ligjit dhe Kushtetutës duke qenë se ka pretendime se është shkelur për shkak se nuk është marrë autorizimi nga Kuvendi që kufizon lirinë e një deputeti.

Mirela Kumbaro: Në emër të qeverisë mund t’ju konfirmoj që ashtu sikurse çdo herë si anëtarë të qeverisë jemi pyetur për gjithë veprimtarinë apo vendimmarrjet e instancave të drejtësisë së SPAK por edhe të institucioneve të tjera të drejtësisë, ne nuk kemi bërë asnjëherë komente. Respektojmë ndarjen e pushtetit. Respektojmë më shumë se kushdo tjetër jo thjesht sepse e kërkon Kushtetuta, por sepse kjo mazhorancë ka qenë ajo që e ka themeluar, ka punuar, ka luftuar që ky sistem i drejtësisë, gjykata e posaçme dhe prokuroria e posaçme, të ngrihen, të funksionojnë në kushtet më të mira të mundshme. Në këtë kontekst nuk bën përjashtim asnjë veprim, të gjitha janë veprime procedurale të atyre organizatave, të këtyre entiteteve gjyqësore. Nuk kemi komentuar asnjë, nuk shoh asnjë arsye dhe të bëj asnjë lloj përjashtimi për rastin në fjalë./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article