Masakra e Reçakut, ministri Hasani: Mizori të tilla nuk duhet të përsëriten më

9 months ago 18
13:39 15/01/2024

Ngjarja tragjike e historisë së Kosovës, Masakra e Reçakut, është kujtuar dhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

Në një postim në rrjetin social “X”, ministri Hasani shkruan se kjo ditë është një motiv për të vazhduar pa u ndalur angazhimin për paqe, liri dhe drejtësi.

Teksa thotë se mizori të tilla nuk duhet të përsëriten më, ministri Hasani thekson se 15 Janari i viti 1999 nuk do të harrohet kurrë.

“25 vjet nga masakra e Reçakut, një ngjarje tragjike në historinë e Kosovës. Sot, përkujtojmë me nder dhe respekt të 45 shqiptarët e Kosovës të cilët humbën jetën në mënyrë të pafajshme nga një akt barbar që tmerroi botën dhe që akoma dhe sot rëndon në zemrat tona. Kjo ditë është një motiv për të vazhduar pandalur angazhimin tonë për paqe, liri dhe drejtësi. Mizori të tilla nuk duhet të përsëriten më. 15 Janari 1999 nuk do të harrohet kurrë”, shkruan ministri Igli Hasani.

25 vjet nga masakra e Reçakut, një ngjarje tragjike në historinë e Kosovës. Sot, përkujtojmë me nder dhe respekt të 45 shqiptarët e Kosovës të cilët humbën jetën në mënyrë të pafajshme nga një akt barbar që tmerroi botën dhe që akoma dhe sot rëndon në zemrat tona.

Kjo ditë… pic.twitter.com/8DzKyWl4d9

— Igli Hasani (@IgliHasani) January 15, 2024

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article