Masakra në Pragë, rëndohet bilanci: Shkon në 15 numri i viktimave

10 months ago 7

Është rënduar bilanci i viktimave nga masakra që ndodhi ditën e sotme në Fakultetin e Arteve në Pragë, ku një 24-vjeçar hapi zjarr mbi studentët.

Sipas asaj që raporton BBC numri i viktimave ka shkuar në 15 nga 11 që u raportuan më herët, ndërsa numri i të plagosurve është 24.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Universitetin e Arteve në Pragë, ndërsa autori më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Ndërkohë ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi, që duket se autori e kishte paralajmëruar më herët përmes një postimi në Telegram, ku shkruante se donte të kryente vrasje masive në shkollë.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article