Masat e policisë për protestën e opozitës

8 months ago 7
16:50 05/02/2024

Teksa kanë mbetur pak minuta nga nisja e seancës parlamentare, e cila nis në orën 17:00, opozita ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë. Sipas opozitës, protesta e thirrur këtë pasdite do të mbahet në mbrojtje të parlamentarizmit dhe në të do të marrin pjesë të 19 deputetët e përjashtuar.

Sa i përket masave të marra nga uniformat blu, në një lidhje direkte për Klan News, gazetari Enkel Xhangoli ka raportuar se policia ka mbërritur para parlamentit rreth 2 orë më parë duke marrë masat paraprake për mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar nga PD para Parlamentit.

Ndërkohë, përpara mbajtjes së seancës së sotme parlamentare, demokratët zhvilluan mbledhjen e grupit për diskutuar mbi qëndrimet që do të mbajnë. Deputeti Flamur Noka tha pas mbledhjes se është vendosur që aksioni i opozitës të përshkallëzohet dhe do të zhvillohet në dy beteja, brenda dhe jashtë Parlamentit./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article