Masat e SPAK ndaj Berishës, demokratët i drejtohen “Kushtetueses”

10 months ago 23
15:00 14/12/2023

Bylykbashi: SPAK vendosi masa kufizuese ndaj Berishës pa autorizimin e parlamentit, gjykata të zgjidhë konfliktin e kompetencave

Deputetët demokratë i kërkojnë gjykatës Kushtetuese që të interpretojë nenin 73 i cili lidhet me imunitetin e deputetit.

Oerd Bylykbashi thotë se masat kufizuese të vendosura ndaj Sali Berishës janë të papajtueshme me Kushtetuetën e vendit.

Sipas tij, SPAK duhet të kishte marrë autorizimin e parlamentit për venduar masën detyrim paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë vendit ndaj Berishës.

Bylykbashi thekson se tashmë i përketë gjykatës Kushtetuese për të përcaktuar qartë kompetencat e SPAK dhe parlamentit.

Oerd Bylykbashi: Më shumë se 28 deputetë të Kuvendti kërkojnë nga gjykata Kushtetuese ta zgjidhi këtë konflikt kompetencash duke anuluar edhe masat antikushtetuese të nxjerra nga Gjykata e Posaçme në raport me deputetin Sali Berisha. Veprimet e bëra janë me  një direktivë të qartë politike. Sigurisht që imuniteti nuk pengon prokurorinë dhe gjykatën të hetojë një çështje, por nuk duhet ta bëjnë kurrë pa marrë autorizimin e Kuvendit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article