Matthew Perry vdiq nga mbidoza? Arrestime të tjera për vdekjen e aktorit të “Friends”

1 month ago 11
Reklamë

Arrestime të shumta janë bërë në lidhje me vdekjen e aktorit të njohur të “Friends”, Matthew Perry. Arrestimet u kryen në një operacion mëngjesin e kësaj të enjteje dhe mësohet se është vënë në pranga një mjek, sipas burimeve për ABC News.

Në qershor, hetimi për ketaminën, të cilën aktori e merrte prej kohësh me recetë, çoi në përfundimin se Perry-t pati një vdekje të parakohshme për shkak të saj. Hetime të tjera janë kryer me këtë rast dhe besohet se prokuroria e SHBA-ve do të vendosë nëse do të ketë disa persona të arrestuar.

Asistenti e gjeti 54-vjeçarin Perry në vaskën e tij të nxehtë më 28 tetor dhe mjekët që u thirrën menjëherë e deklaruan të vdekur. Autopsia theksoi sëmundjen e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës, si faktorë kontribues, por që nuk lidhen me shkakun e menjëhershëm të vdekjes. Mënyra e vdekjes u cilësua si aksident.

Sipas autopsisë, Perry kishte nivele të larta të ketaminës në gjak dhe, me gjasë, ra në ujë në gjendje pavetëdijeje.

U raportua se aktori kishte marrë infuzione ketamine për depresion dhe ankth, me terapi, 1 – 1/2 javë para vdekjes, sipas raportit të autopsisë.

Perry kishte vite që luftonte me varësinë ndaj drogërave të ndryshme, që nga koha e tij në “Friends”, kur u bë një nga yjet më të mëdhenj televizivë të gjeneratës së tij, si Chandler Bing, së bashku me Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudroë, Matt LeBlanc dhe David Schëimmer për 10 sezone, nga viti 1994 deri në 2004.

Read Entire Article