Mbahet konferenca “Inteligjenca Artificiale dhe Paqja” në universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, Ati i Shenjtë: Pasuria jonë trupi e mendja, s’e zëvendëson teknologjia

7 months ago 10

Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u organizua konferenca “Inteligjenca Artificiale dhe Paqja”. Kjo konferencë u zhvillua në një kohë sfiduese për Shqipërinë, Evropën dhe të gjithë botën ku teknologjia dhe zhvillimi i saj kanë hyrë tanimë në jetën tonë dhe zhvillimet globale.

Konferenca kishte si qëllim të sillte një reflektim të thelluar të mesazhit të Papa Françeskut. Paqja nuk është artificiale thotë Ati i Shenjtë. Paqja është rezistenca ndaj të keqes, përkushtimi ndaj drejtësisë dhe kërkim i të mirës së përbashkët. Pyetjet se çfarë është Inteligjenca Artificiale, a po ndërtojmë mekanizma që Inteligjenca Artificiale të mos i mbivendoset Paqes dhe të mos e kërcënojë atë, morën disa përgjigje gjatë referateve në konferencë.

Zhvillimi i kësaj konference është rikthimi i traditës së takimeve të tilla pas pandemisë që thellojnë mesazhet e Papa Françeskut siç ishte mesazhi i këtij viti. Konferenca u organizua në bashkëpunim me Nunciaturën Apostolike, nën kujdesin e Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article