Mbappé bën njoftimin e bujshëm: “Klubi im i ri do të zyrtarizohet brenda pak ditësh”

4 months ago 10

Është një sekret i hapur: Kylian Mbappé së shpejti do të jetë një lojtar i ri i Real Madridit.

Ditët e fundit fenomeni francez njoftoi përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale (të cilën do e botojmë sërish më poshtë), lamtumirën e tij me Paris Saint-Germain.

Kontrata e ish-lojtarit të Monacos, në fakt është drejt skadimit dhe lojtari do të largohet nga Parisi si transferim i lirë.

Gjithashtu nuk është mister që klubi i tij i ardhshëm do të jetë Real Madrid. Por kur do të zyrtarizohet nga Casa Blanca? Vetë Mbappé u përgjigj:

“Klubi im i ardhshëm do të zyrtarizohet së shpejti, është çështje ditësh. Jam shumë i emocionuar, jam i lumtur. Duhet të presim vetëm disa ditë.”

Read Entire Article