Mbërrin në GJKKO kërkesa për zëvendësimin e masës ndaj Berishës, seanca e radhës më 26 Dhjetor

9 months ago 21
12:24 22/12/2023

Gazetarja e Klan News Glidona Daci bën me dije se sapo ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme zarfi me kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Mësohet se seanca e radhës për çështjen e kryedemokratit do të mbahet më datë 26 Dhjetor në orën 10:00.

Kujtojmë se në seancën plenare të së Enjtes, me 75 vota pro Kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit Berishës, duke i hapur rrugë SPAK-ut për ashpërsimin e masës ndaj tij.

Berisha e kundërshtoi këtë vendim duke e cilësuar si “hakmarrje politike” dhe duke paralajmëruar se PD do ngrejë padi penale ndaj dy prokurorëve të SPAK. Pas mbledhjes së gjatë në selinë blu, ai deklaroi para gazetarëve se është “më i fortë se kurrë” dhe se me çështjen e tij do merren avokatët.

Berisha ka thënë se nuk i druhet një arresti shtëpiak, pasi sipas tij gjithë procesi gjyqësor është kryer në shkelje të rëndë të Kushtetutës./tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article