Mbërrin në Korçë dhe del në stërvitje ganezi Bismark Çarls, pritet firma në kontratë

2 months ago 9
Reklamë

Bismark Çarls është bashkuar me grupin e Skënderbeut në paraditen e sotme në stërvitje. Ai mbërriti në Korçë pasditen e djeshme dhe sot është vënë nën urdhrat e trajnerit Gvozdenoviç.

Ka qenë një prezantim i parë që është mjaftuar me një stërvitje individuale dhe jo me grupin. Futbollisti nga sa është mësuar ka dhënë edhe informacionet e para, kjo në lidhje me aktivizimin e tij në ekipin ku ka luajtur, atë të Zeljzeniçar në Bosnjë. Nga sa është mësuar ka pasur probleme me financat dhe ka qëndruar disi larg fushës.

Vetë futbollisti ka deklaruar para stafit se ka punuar në mënyrë individuale dhe gëzon një gjendje të mirë. Gjithsesi, gjithçka do të duket për ganezin pasi ditën e diel do të zhvillojë edhe testet fizike dhe më pas do të vendoset për të.

Ka shumë mundësi që të bëhet edhe një plan individual, gjithnjë në qoftë se nuk është në gjendje fizike. Por nga informacionet e para 23-vjeçari është një sulmues shumë i mirë, kjo pasi jo më kot ishte nën kontratë me CSKA e Sofjes. Një futbollist që ka shkëlqyer tek Trepçe 89 në superligën e Kosovës.

Ka qenë vetë presidenti Ardjan Takaj që ka dhënë pëlqimin për futbollistin, por nga sa mësohet akoma nuk ka firmë mbi kontratë, por që është arritur një marrëveshje paraprake dhe vetëm cilësitë e futbollistit do të tregojnë se sa shpejt do të hidhet firma./vizionplus.tv

Read Entire Article