Mbërrin Vuçiç në Shqipëri, shoqërohet nga eskorta

6 months ago 9
Reklamë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç mbërrin në Shqipëri i shoqëruar nga një eskortë.

Ai do marrë pjesë në  Samitin e Ukrainës që zhvillohet sot në kryeqytet. Gjithashtu mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në Tiranë dhe presidenti Zelenksy, i cili ishte shoqëruar nga një eskortë me masa të rrepta sigurie.

Lideri ukrainas u prit në aeroport nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në Rinas ishin të pranishëm edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali dhe ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

Vizita e Presidentit Zelensky shoqërohet nga një agjendë e ngjeshur. Takimet nisin me pritjen zyrtare të kryeministrit Rama në orë 09:00, e shoqëruar më pas nga një takim kokë më kokë mes udhëheqësve në kryeministri. Më 09:30 bëhet një takim bilateral mes dy delegacioneve, firmosjen e marrëveshjeve më 10:10 dhe më pas palët do t’i drejtohen Pallatit të Kongreseve nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.

Top Channel

Read Entire Article