Gjykata në Izrael ka rrëzuar një përbërës kyç të reformës së propozuar për gjyqësorin nga Benjamin Netanyahu
Luftimet e ashpra u raportuan sërish në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis një ditë pasi Izraeli tha se po tërhiqte mijëra trupa nga zona.
Fëmijët janë në mesin e viktimave që u dërguan me urgjencë në spital pas bombardimeve të fundit izraelite të Khan Younis në Gazën jugore. Pesëmbëdhjetë persona u vranë në një sulm izraelit në një shtëpi në Deir el-Balah në Gaza qendrore. Në vetëm 24 orët e fundit në Gaza forcat izraelite kanë kryer 15 sulme dhe vranë 207 palestinezë ndërsa e 338 persona janë plagosur.
Numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga 7 Tetori tani është 22,185. Ushtria izraelite ka paralajmëruar se lufta do të vazhdojë gjatë gjithë këtij viti, por ministri i Mbrojtjes tani ka thënë se izraelitët e zhvendosur nga disa komunitete afër Gazës do të kthehen në shtëpi.
Të paktën pesë palestinezë u vranë ndërsa bastisjet izraelite vazhdojnë në Bregun Perëndimor duke e çuar bilancin në mbi 320 palestinezë të vrarë në të gjithë Bregun nga forcat izraelite që nga 7 Tetori, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ndërkaq Gjykata e Lartë e Izraelit ka rrëzuar një përbërës kyç të reformës së propozuar për gjyqësorin nga Kryeministri Benjamin Netanyahu një vendim që kërcënon të rihapë plagët e shoqërisë izraelite që i paraprinë fillimit të luftës me Hamasin. Kjo reformë shkaktoi muaj protestash masive, kërcënoi të shkaktonte një krizë kushtetuese midis degëve gjyqësore dhe legjislative të qeverisë dhe tronditi kohezionin e ushtrisë së fuqishme të Izraelit. Reforma u pezullua pasi militantët e Hamasit bënë sulmin e 7 tetorit, duke vrarë rreth 1400 persona dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Por vendimi i gjykatës mund t’i ringjallë këto tensione edhe kur vendi mbetet në luftë.
Gjykata votoi me shumicë të ngushtë në favor të rrëzimit të një ligji të miratuar në korrik të vitit të kaluar që ua ndalonte gjykatësve të rrëzonin vendimet e qeverisë që i gjykonin të paarsyeshme. Disa ministra izraelitë kanë kritikuar vendimin e Gjykatës së Lartë me argumentin se demonstron të kundërtën e frymës së unitetit që kërkohet këto ditë për suksesin e ushtarëve në front.
Klan News
Të ngjashme