Mbillen 10 mijë fidanë në Shëngjergj/ Veliaj: Kemi fuqinë e transformimit 

8 months ago 24
14:49 27/01/2024

Parkut pyjor të Shëngjergjit i shtohen 10 mijë fidanë të rinj. Krahas stafit të Shërbimit pyjor dhe studentëve të Universitetit Bujqësor, aksionit iu bashkuan dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Duket komplet pa sens edhe debati që patëm këtë vit sa pemë u mbollën, u mbollën 900 mijë apo 1 milion e 100 mijë. Po të rrish tërë ditën në kolltuk dhe të jesh analist nga krevati, dhe të rrish tërë ditën në rrjetet sociale, nuk mbillen pemët. Kush e mendonte se do të kishim 5-fishin e banorëve si turistë. Ia dolëm dhe unë besoj se duhet të përgatitemi për një vit tjetër, ku shumë njerëz do duan të shohin jo vetëm qendrën e Tiranës, duan të shohin edhe rrethinat. Duan që të shohin që “Po” është ajo Shqipëria e erozionit dhe e shkatërrimit, por është edhe kjo Shqipëria e re e mbjelljes dhe rigjenerimit.”

Ndërsa ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se Bashkia e Tiranës ka krijuar modelin më të mirë në nivel të njësisë së qeverisjes vendore të administrimit të pyjeve.

“E kemi shpallur vitin e pyjeve. Nuk është se në një vit do pyllëzojmë gjithë Shqipërinë dhe do mbarojmë punë me pyjet, por janë disa vite në të cilat duam të lëmë më shumë gjurmë, sidomos për pjesën e edukimit. E kam thënë dhe më vjen shumë mirë që rikthehemi sot me një provë që Bashkia Tiranë ka krijuar modelin më të mirë në nivel njësisë së qeverisjes vendore të administrimit të pyjeve.”

Gjatë mbjelljes së pemëve në Shëngjergj, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, do të kenë mundësi që të kryejnë praktikat mësimore në Kopshtin Botanik.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article