Mbledhja e KS në OKB, Rama: Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, jemi përkrah me Ukrainën

1 year ago 20
Reklamë
18:13 20/09/2023

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit tha se Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj. Ai u shpreh se vendi ynë do të qëndrojë e të ngrihet për paqe, për zhvillim dhe përparim. Rama theksoi se Shqipëria do të qëndrojë përkrah me Ukrainën.

“Nëse paqja që zgjat në rajonin tonë sot është e prekshme kjo ka për së pari të bëjë me mësimet e nxjerra në mënyrë sa më efikase  për ta tejkaluar të shkuarën dhe për të formësuar një të ardhme të përbashkët përmes bashkëpunimit, jo përmes përçarjes, duke nxitur lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve e kapitaleve, jo duke rritur pengesat artificiale, duke ndërtuar ura për fëmijët tanë, pavarësisht cila është gjuha, raca apo kombësia e tyre. Jo të ngremë ura për fantazmat e së shkuarës që të fshihen pas lojërave të pafundme të fajit. Do ta përmbyll me këtë. Parathënia e kartës së Kombeve të Bashkuara na bën thirrje të praktikojmë tolerancën. Të jetojmë së bashku në paqe me njëri tjetrin si fqinj të mirë.  Vendimet e rëndësishme kur nuk janë çështje të rastësishme, janë përherë çështje zgjedhjeje. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, që të qëndrojë e të ngrihet për paqe, për zhvillimin e përparimin. Të qëndrojë pranë të agresuarit dhe jo agresorit. Të qëndrojë përkrah dhe me Ukrainën”, u shpreh Rama./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article