Mbledhja e qeverisë, Rama nga Tepelena: e-Albania dhe sistemi i drejtësisë me Inteligjencë Artificiale

1 year ago 25
Reklamë

Rama: Rritje të kapaciteteve qeverisëse, duke përfshirë vendimmarrje të tjerë drejtues të agjencive të rëndësishme, ndërkohë që do të krijoj një kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj, bota akademike me organizata ndërkombëtare dhe individë që kanë ca të na mësojnë qoftë brenda qoftë jashtë. Ne kemi tendencën ti lidhim reformat me persona, lirime emërime, shkarkime, vetëreformimi është shumë më i gjerë se kaq, është një rikonceptim në funksion të rritjes së eficencës, rritjes së rezultateve. Gjithmonë nëse e krahasojmë me dje. Imazhi i Shqipërisë në botë është i përmbysur deri shumë vite më parë, ndërkohë që ajo që shohim është rritja e interesit të investitorëve të huaj. Pata takim me një investitor që në botën e turizmit hyn tek ata të mëdhenj dhe kur i kam thënë të ftoj mbaj mend që me shumë mirësjellje më tha që ishte shumë i zënë, erdhi këto ditë dhe kur i thash po nuk je i zënë? Më tha unë jam i zënë gjithmonë por duhet të vij para se Shqipëria të jetë e zënë për mua. Në atë majë që e kemi përcaktuar si vizioni tonë, jemi në prag të një tjetër zhvillimi të energjisë që ka të bëjë me burimet natyrore, në mos në javët e ardhshme që do të gjendemi para një sit tjetër, bashkë me lajmin e mirë vjen barra që të kesh kapacitete për t’u adaptuar për të qenë në lartësinë e situatës. Kemi sfida që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së krahut të punës. Nuk mundet më të konsiderojë avantazh konkurrues krahun e lirë të punës. Një tjetër reformë që duhet të nisë me arsimin duke thelluar një proces që nuk duhet të gjendemi të papërgatitur, rënie lindshmërie, ndryshime që ndodhin brenda botës teknologjike. e Albania do të komunikojë me qytetarët në kohë reale, dua të bëj këtë, do të kemi shoqëruesin virtual me zë dhe figurë, nuk do të jetë me shkrim, por do të merret me facetime. Do e shtrijmë edhe në të tjerë sektorë, edhe për drejtësinë kemi filluar me AI, do të rrisë transparencën.

Top Channel

Read Entire Article