Mbledhje për “Zgjedhoren” të Premten? Bardhi: Tjetër fasadë! Ata që s’punuan 22 muaj, po bërtasin më fort

8 months ago 8
14:49 24/01/2024

Me përfundimin e mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për mediat. Ai u shpreh se duhen respektuar në mënyrë rigoroze pikat që OSBE/ODIHR-i ka vënë sa i takon punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore.


“Theksohet nevoja për reformën zgjedhore dhe përcaktohen 4 prioritetet që përfshijnë eleminimin e shit-blerjes së votës, moskeqpërdorim të administratës, intimidimin e votuesve dhe duke mbajtur në konsideratë Rezolutën e Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri. Opozita dhe mazhoranca jo vetëm do kenë numra të barabartë në komision, por vullneti i njërës palë nuk mund t’i mbivendoset palës tjetër. Mos u tallni është thelbi i deklaratës së OSBE/ODIHR-it, por vendosni në axhendë problematikën kryesore të zgjedhjeve në Shqipëri.”

Përfaqësimin e opozitës në këtë komision me rëndësi, Bardhi e cilësoi një përgjegjësi të madhe, duke mos dhënë emra konkretë për anëtarët e mundshëm nga krahu i PD.

Mbledhjen që pritet të mbahet më 26 Janar, pas shumë muajve pauzë, ai e emërtoi si një tjetër fasadë. Për bashkëkryetarin e Komisionit të “Zgjedhores” Enkeled Alibeaj, u shpreh se ai shpërdori besimin e demokratëve për plot 22 muaj.

“Unë i kam besuar në Maj të 2022-it (Enkeled Alibeajt) për të bashkëdrejtuar punën në emër të opozitës, ka patur besimin për një kohë të gjatë, u bënë 22 muaj nga momenti i ngritjes së komisionit dhe ajo reformë nuk është çuar përpara. Kur opozita ngriti zërin për bllokimin e punës, kolegët u kujtuan pasi ne e hoqëm këtë besim, u shpërdorua besimi që dhamë. Kjo çështje nuk u ngrit asnjëherë në opinionin publik, ishte një strategji për ta lënë në harresë. Po lihej në harresë edhe një vit para zgjedhjeve të përgjithshme. Të reflektojmë së pari garanci për zgjedhje të lira e të ndershme, garanci për Komisionin e Venecias i cili ka lënë detyra për Shqipërinë. Mbledhjet thirren si fasadë, nuk lejohet zhvillimi normal derisa të përmbushen kushtet. Duan t’u hedhin sy shqiptarëve duke thënë se po e bllokon opozita, prandaj jemi ne në 4 muaj betejë në Parlament, jemi ne ata që kemi ngritur shqetësimin. Sot ata që s’punuan, po bërtasin më fort për Reformën Zgjedhore.”/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article