Mblidhen Komitetet Olimpike të Mesdheut

10 months ago 23
16:19 09/12/2023

Për herë të parë në Tiranë do të mblidhen përfaqësitë e Komiteteve Olimpike të gjithë shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare. Konsiderohet një ngjarje e rëndësishme edhe për vetë qeverinë shqiptare.

Kreu i saj, Edi Rama theksoi se Shqipëria është e angazhuar që të mbështesë kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

“Siç u informova edhe nga presidenti i kësaj organizate në Lojërat e para Olimpike që do të ndodhin nëpër vende, në Prishtinë dhe Durrës do të jemi të gjithë krenar për vendimin që është marrë edhe e di që ky vendim nuk ka qenë shumë i lehtë për juve, por ju merrni vendime si njerëz të sportit, sepse nëse do të ishit njerëz të politikës, nuk do të ishte kaq e lehtë ta merrnit këtë vendim.”

Një lajm i mirë erdhi pas mbledhjes së presidentëve nga pala shqiptare.

“Iniciativa për zhvillmin e Lojërve Olimpike të Europës Juglindore mori rrugë.”

Tirana përmbyll në mënyrën më të mirëmandatin si Kryeqyteti Europian i Sportit për vitin 2023.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article