Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e pranishme vetëm Tabaku

9 months ago 7
16:50 11/01/2024

“PD nuk pengon integrimin. Maxhoranca i hedh benzinë zjarrit”

Pak ditë përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar, Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës deri në 23 shkurt, pjesë e të cilës është edhe miratimi i draftplanit të veprimit për adresimin e rekomandimeve për Kuvendin në raportin e Komisionit Europian. Arsye kjo që e bëri Jorida Tabakun në dakordësi edhe me grupin demokrat të merrte pjesë në mbledhje, pasi mban edhe detyrën e Kryetares së Këshillit Kombëtar për Integrimin. Ndonëse u shfaq pesimiste për rikthimin e normalitetit në parlament, Tabaku tha se i kishte kërkuar kryetares së kuvendit të ushtronte autoritetin e saj për të vendosur dialogun mes palëve.

Tabaku bëri përgjegjëse maxhorancën për ngushtimin e hapësirave kushtetuese të opozitës në kuvend, dhe mohimin e bërjes së reformës elektorale përtej komisionit bipartisan.

E hëna do ta gjejë sërish opozitën në mosbindje civile në parlament, pavarësisht ashpërsimit të masave me ndryshimet që maxhoranca i bëri në 21 dhjetor të vitit të kaluar rregullores së kuvendit, ku parashikohen përjashtime deri në 2 muaj për deputetët rebelë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article