Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, zbulohet vendimi i PS për mandatin e Berishës

2 months ago 11
Reklamë

Ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për të diskutuar rendin e ditës të seancës plenare.

Nga grupi parlamentar i PS mësohet se nuk do të ketë një propozim për të avancuar idenë e heqjes së mandatit Sali Berishës.

Top Channel mëson se në këtë mbledhje Opozita e mirëpret, Gaz Bardhi përshëndeti vendimin në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Burime për Top Channel nga Konferenca e Kryetarëve citojnë kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla të ketë deklaruar:

“Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungese pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës”.

Read Entire Article