Mblidhet online Komisioni i Reformës Zgjedhore

8 months ago 14
12:18 26/01/2024

Komisioni i Reformës Zgjedhore u mblodh online këtë të premte. Vendimi erdhi pasi deputetët e Partisë Demokratike bllokuan sërish punën që ajo të zhvillohej fizikisht (Lexo më shumë).

Bashkëkryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj, i bëri thirrje kryeparlamentares Lindita Nikolla që puna të zhvillohet fizikisht në sallë. Sipas tij, autoritetet e Kuvendit duhet ta garantojnë diçka të tillë.

Enkelejd Alibeaj: Do doja të vija në dijeni tuaj është se autoriteti që ka detyrimin ligjor sipas rregullores është kryetarja e kuvendit. Ju e dini fare mirë është kryetarja ajo që për arsyet e veta jo dashamirëse ka lejuar dhe ka toleruar moszhvillimin e veprimtarisë së rregullt të këtij komisioni dhe jo vetëm të këtij komisioni. Thirrja ime i adresohet zonjës Nikolla që të garantojë zhvillimin normal, efektiv të veprimtarisë së këtij komisioni dhe jo vetëm.  Nga ana e autoriteteve të garantohet zhvillimi fizik i veprimtarisë së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputetët e PD i qëndrojnë parimit që mbledhjet e komisioneve do duhen të zhvillohen në mënyrë fizike. Ai është parlament jo i një grupi, jo i disa deputetëve, po të gjithë deputetëve që duan të shprehin aty opinionet dhe mendimet e tyre.

Lajmi në përditësim…/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article