Mbrëmë pamë për herë të fundit fazën e grupeve të Ligën e Kampionëve: A jeni gati për formatin e ri që fillon sezonin e ardhshëm?

10 months ago 20

Mbrëmë, pak minuta pas orës 23:00, gjyqtari Glenn Nyberg shënoi fundin e ndeshjes mes Borussia Dortmundit dhe PSG, si dhe shënoi fundin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve siç e njohim dhe e përcillnim ne.

Domethënë, nga sezoni i ardhshëm do të fillojë formati krejtësisht i ri i Ligës së Kampionëve dhe njëkohësisht ndryshimi më i madh në këtë garë që nga futja e fazës së grupeve në vitin 1991.

Sezoni i ardhshëm do të jetë i 70-ti në përgjithësi dhe i 33-ti që kur Kupa e Kampionëve të Evropës u bë Liga e Kampionëve.

Në Ligën e Kampionëve do të garojnë 83 skuadra, duke përfshirë edhe kualifikimet dhe gjithsej 36 skuadra do të gjejnë vendin e tyre në fazën e grupeve.

Ndryshimi më i madh është se nuk do të ketë më grupe, por të 36 skuadrat do të jenë në një grup dhe secili klub do të luajë tetë ndeshje.

Gjashtë xhiro do të luhen nga mesi i shtatorit deri në mes të dhjetorit dhe dy në fund të janarit.

Pas tetë xhirove të fazës së grupeve, do të përpilohet tabela përfundimtare dhe tetë skuadrat e para do të vendosen në fazën e 16-të dhe ato skuadra që do të përfundojnë nga vendi i nëntë deri në vendin e 24-të do të luajnë dy ndeshje play-off për fazën e 16-të.

Nga 1/16-ta e tutje luhet me eliminim direkt, ashtu siç ka ndodhur deri më tani, ndërsa ndeshjet finale do të luhen në Mynih më 31 maj 2025. /Telegrafi/

Read Entire Article