“Mbrëmja e yjeve të futbollit”/ Rama ju dorëzon pasaporta diplomatike lojtarëve të Kombëtares

10 months ago 18
19:09 18/12/2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama ju ka dorëzuar pasaportat diplomatike futbollistëve të kombëtares me rastin e kualifikimit në Europian. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Mbrëmja e yjeve të futbollit”, kryeministri Rama është shprehur se do të përfitojnë edhe shumë lojtarë, të cilët e marrin për herë të parë këtë dokument.

Edi Rama: Kur skuadra jonë kombëtare u kualifikua në Evropianin e 8 viteve më parë, ne ju dhamë të gjithë sportistëve dhe trajnerëve pasaportën diplomatike, mirëpo nuk u kualifikuan pas 4 vjetësh dhe pasaportës diplomatike ju dogj afati. Tani është koha për ta vënë pasaportën diplomatike në afat dhe nga kjo, sigurisht do të përfitojnë edhe shumë ndër lojtarët që e kanë për herë të parë pasaportën diplomatike si ambasadorë të shtetit shqiptar, ambasadorë të denjë, për të cilët jemi shumë krenarë. Thirra kapitenin sepse ishte mosbesues deri në fund se do të merrte pasaportën sot se kujton se jam si të tjerët që them fjalën dhe nuk e mbaj. Tani do ta mësojë dhe ai. Kjo është pasaporta. Këtu ke pasaportat e të gjithë skuadrës. T’i marrë presidenti se t’i mund t’i humbasësh nga gëzimi se more tënden./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article