Mbresa me ndryshim në pamje – tregon se ka bërë ndërhyrje në fytyrë

3 months ago 16
Reklamë

Prezantuesja e njohur, Mbresa Hajrullahu, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan me fansat postime të ndryshme.

Ajo kësaj radhe ka ndarë një fotografi, me anë të të cilës tregon ndryshimin në fytyrë.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova duket se ka bërë disa ndërhyrje në pamje.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja shqiptare shihet të ketë bërë një ndërhyrje në hundë, pasi ka marrë një dukje krejtësisht tjetër.

Këtë vit, asaj i është besuar moderimi i emisionit të shoubizit, Prive.

Foto: Screenshot/YouTube

Mbresa për publikun u bë më e njohur nga pjesëmarrja në Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka të realizuar edhe disa këngë, edhe pse viteve të fundit ka qenë më e tërhequr nga muzika. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube
Read Entire Article